KreuStil Jetese

Georgina mesazh për kritikët: Tani s’mund të thonë se gratë e pasura nuk punojnë!

Georgina mesazh për kritikët: Tani s’mund të thonë se

Gjithçka që bën Georgina Rodriguez komentohet, për mirë apo për keq qoftë. Partneri i Cristiano Ronaldos është gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike. Kjo nuk ka ndryshuar pavarësisht se ajo ka shkuar të jetojë në Arabinë Saudite, ku luan portugezi. Ka qenë një ndryshim rrënjësor për të dhe familjen e saj, por duket se ajo po përshtatet pak nga pak, siç tregon edhe në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Në Instagram, influencuesja numëron 47 milionë ndjekës dhe postimet e saj janë shumë të komentuara. Së fundmi me postimin e fundit ajo duket se iu dërgon një mesazh të gjithë atyre që e kritikojnë. Ajo ndan me të gjithë projektet që i është përkushtuar, si ambasadore e disa markave të veshjeve dhe bizhuterive. Ajo punon edhe si modele.

Shumë përdorues pretendojnë se ajo i detyrohet Cristianos gjithçka që ka. Këto komente nuk janë pritur mirë nga Georgina dhe për këtë ka dashur t’u dërgojë një mesazh të gjithë atyre që mendojnë kështu për të.

Dhe në rrëfimin e saj të fundit ajo ka postuar një foto ku shihet duke ecur me një çantë dhe një kafe në dorë. Këtë imazh ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Një ditë tjetër e mrekullueshme në punë, që më vonë të mos thonë se gratë e pasura nuk punojnë”.

Sigurisht, ky mesazh ka krijuar shumë polemika në Instagram, ku disa e kanë mbështetur argjentinasen ndërsa të tjerë janë pozicionuar sërish kundër saj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF