KreuStil Jetese

Elegante, por jo atletike si Kate: Kush është e dashura e shumëpërfolur e princit William? 

Elegante, por jo atletike si Kate: Kush është e dashura e

Pavarësisht se William, i cili ka tre fëmijë me gruan e tij, Kate Middleton, përpiqet ta mbajë sa më private jetën e tij, një nga temat më të kërkuara në Google kohët e fundit është “A ka princi një të dashur? “. Thashethemet për një lidhje dashurie të fshehtë mes 40 vjecarit dhe mikeshës së familjes, Rose Hanbury, 39, u shfaqën në tabloidet britanike në prill 2019. 

Fansat mbretërorë më pas vunë re se thashethemet dolën në dritë në të njëjtën kohë kur Meghan Markle, Dukesha e Sussex, ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, Archie. Në dokumentarin e vitit 2022, Harry & Meghan, Princi Harry foli për mënyrën sesi ai dhe vëllai i tij trajtoheshin në tabloidë. “Familja mbretërore ishte më se e gatshme të gënjente për të mbrojtur vëllanë tim… Në vend të kësaj, ata nuk ishin të gatshëm të tregonin të vërtetën për të na mbrojtur ne”, është shprehur ai.  

Harry nuk thotë asgjë për Rose Hanbury, por fansat e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it kanë vënë re se kur lidhja e paligjshme e Williamit u bë kryefjala, sulmet ndaj Meghan Markle u intensifikuan përsëri. Siç vuri në dukje Markle në dokumentar, ajo nuk ishte domosdoshmërisht “e hedhur në gojën e ujqërve”, por ishte “ushqim për ta”.  

Rose është pjesë e rrethit të ngushtë të Kate dhe Ëilliam, dhe është e martuar me David Cholmondeley, 23 vjet më i madh se ajo (62 vjec). Çifti ka tre fëmijë së bashku. Ajo ka marrë pjesë në shumë evente të familjes mbretërore, duke përfshirë martesën e William dhe Kate në 2011 dhe funeralin e Princit Philip në 2021. Rose dhe burri i saj jetojnë vetëm disa kilometra larg Anmer Hall, shtëpia e pushimit të Will dhe Kate.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF