KreuStil Jetese

Shakira u tërbua kur mësoi pseudonimin që i kishte vendosur ish-vjehrra, ia treguan fëmijët!

Shakira u tërbua kur mësoi pseudonimin që i kishte vendosur

Vendosja e një shtrige në ballkonin e banesës së saj, përballë me shtëpinë ku banon ish-vjehrra, e ktheu Shakirën sërish në kryefjalën e mediave rozë. Shumë persona menduan se kjo ishte një formë shpagimi ndaj prindërve të Gerard Pique-së për tradhëtinë e tij dhe qendrimin e tyre.

Por paska qenë dicka më shumë se kaq. Nga sa raporton  nëna e Pique-s dhe partnerja e re e futbollistit ia kishin vënë asaj nofkën “shtriga”. Ishin fëmijët që ia treguan artistes kolumbiane këtë pseudonym të shëmtuar, dhe ajo, e zemëruar në maksimum, vendosi të përgjigjej duke vendosur figurën e një shtrige në ballkon, për t`ju treguar atyre të dyja se tashmë është në dijeni të gjithckaje.

Disa e kritikuan lëvizjen e saj duke e cilësuar si ‘fëmijërore’ dhe ‘meskine’. Por të tjerë kanë fshikulluar dhe ish vjerrën, që është më e moshuar dhe supozohet edhe më e pjekur, për etiketimin e shëmtuar që i ka bërë njeriut me të cilin i biri qëndroi për më shumë se një dekadë e solli në jetë dy fëmijë.

Kjo nuk ishte hera e parë që Shakira përfshihej në një mosmarrëveshje me familjen e ish-partnerit të saj, pasi mes fqinjëve ka pasur disa probleme si muzika e lartë dhe muri i ndërtuar mes pronave.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF