Qetsori u konsiderua që në fillim të hyrjes së tij në “Big Brother VIP” si një pretendent i fortë për fitore, për shkak të eksperiencës së tij të mëparshme në këtë format. Ai hyri me ide të qarta dhe u pozicionua pranë Oltës, por gjatë bisedës së fundit me Luizin dhe Armaldon, befasoi me pohimet e bëra.
“Olta ka dashur të flas me shenja me mua. Këndet e kamerave kapin proçese të ndryshme. Unë jam burrë me 3 kalamaj, me grua fisnike. Asaj i lashë mundësinë për t`u sjellë sikur më ka nën joshje. Do ta shoh, kur t’i vijë momenti do ta bëj qepaze. Nuk kursej askënd unë këtu nga ju. As nga të mijët , as nga ju. Fare.”, ishin fjalët e tij.
Në fakt, duket se raporti që Olta ka pasur me Qetsorin dhe Nitën, duket se është prishur. Aktorja u shpreh se kërkon të arrijë majën, ndërkohë që ata merren me të.Por Qetsori ia ktheu se ‘majat’ e saj janë të ulëta.
Qetsori: Majat e tua janë të ulëta, janë poshtë shumë.
Olta: Do dalim në nominim dhe bashkë, aty do i shikojmë majat.
Qetsori: E provove ti të më fusje aty te tualeti, për nominim.
Olta: Ça të bëjmë, kështu i mendojmë gjërat, jemi të përgatitur.
Qetsori: Kush i bën gropën shokut, bie vetë brenda.
Olta: Te gropa ime kam hyrë me qejf unë, po ju që hyni në gropat që ju hapin të tjerët.
Nita: Nuk ke si e mbron veten ndryshe, të dhemb e vërteta.