
Edhe ata që punojnë në industrinë e modës, e gjejnë herë pas here veten në një rutinë stili. Dhe ku është vendi i parë që drejtohen për frymëzim në situata të tilla? Epo, nuk është e vështirë të merret me mend: Kryeqyteti francez. Ka një arsye perse francezet konsiderohen si “feneri I stilit klasik”, që sfidon trendin. Vetëm mendoni për ikonat; Françoise Hardy, Brigitte Bardot, Jane Birkin. Secila ka krijuar fare lehtë tendencë me qëndrimin e saj, nga flokët e shkrirë në mënyrë perfekte deri tek këpucët e sheshta që i preferojnë përpara atyre me taka. Së fundi, vajzat e këtij vendi po kthehen në frymëzimin e radhës për bluzat me të cilat mund të kombinojmë xhinset këtë pranverë: