
Ylli i Hollivudit Leonadro DiCaprio është një nga aktivistët më të njohur për mbrojtjen e lumit Vjosë. Pas shpalljes së Vjosës Park Kombëtar ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Instagram duke përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare.
Aktori shprehet se një vendim i tillë është historik teksa ka theksuar se bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe bizneseve ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë.
DiCaprio shton se lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë për ta shijuar brezat e ardhshëm, teksa e mbyll postimin me urime për të gjithë ata që e bënë realitet.
“Historike dita e sotme! Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërive civile dhe bizneseve ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Tani është një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”, shkruan DiCaprio.