
Mbështetja ndaj Luiz Ejllin i ka kaluar çdo pritshmëri duke u kthyer pa frikë në një fenomen. Vetëm numri i ndjekësve që ai ka arritur në Instagram është frikshëm, pasi nga një llogari me 0 followers, ai arriti të shkojë 609 K.
Por për befasinë e të gjithëve Luizi sapo ka marrë mbështetjen edhe nga fituesi i “Big Brother Canada, Klevin Jocobs. Ai ka publikuar disa ‘story’ në rrjetin e tij social Instagram duke publikuar si fillim një foto të Luizit teksa ka shprehur dashurinë e tij për të, dhe më pas edhe video ku thekson që fansat e Luizit janë të mrekullueshëm. Ai shprehet se fituesi i “Big Brother Albania” do të jetë ‘luani Luiz’.
Luizi e ka përmendur gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” si një nga strategët që ai është frymëzuar nga loja e tij. Kevin Jacobs, 28 vjeç, fitoi sezonin e 10-të të Big Brother Canada më 5 maj, duke mposhtur 15 konkurrentë të tjerë për të marrë çmimin prej 100,000 dollarë.
Jacobs ishte një konkurrent veçanërisht i fortë duke shkëlqyer si në aspektin social ashtu edhe në atë politik. Në finalen e madhe Jacobs fitoi për shkak të krijimit të marrëdhënieve të tij të vërteta por edhe për manovrimin e tij strategjik. Fansat e rastësishëm dhe komentuesit profesionistë e përshkruan atë si një nga fituesit më argëtues dhe më të merituar ndonjëherë.





Horoskopi ditor, e mërkurë 15 mars 2023











Shakira shpërthen në lot në Nju-Jork! Arsyeja?


Horoskopi ditor, e martë 14 Mars 2023

