Luizi dhe Kiara së fundmi nuk kanë kaluar ditë shumë të bukura brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, kjo pasi moderatoja është treguar indiferente ndaj këngëtarit, edhe pse ky i fundit nuk ka qenë mirë nga gjendja shëndetësore. Qëndrimi i Kiarës në “Big Brother VIP” është cilësuar nga shumë si ‘meritë’ e Luizit dhe marrëdhënies që ata të dy kanë krijuar.
Shpesh banorët janë shprehur se “Kiara e shfrytëzon Luizin për lojë” dhe në një bisedë të fundit kjo frazë është përdorur nga vetë Kiara. Luizi e ka pyetur se deri kur do të jenë bashkë, Kiara tha se “deri në finale, më pas të shohim”. Më tej këngëtari e ka pyetur nëse po e shfrytëzon për lojë, ajo ka thënë “po”.
Edhe pse moderatorja ka qeshur dhe ka sqaruar që e tha me shaka, Luizit nuk iu duk aspak për të qeshur. Më herët Luizi i tha Kiarës me bindje se ata të dy do të jenë finalistë në “Big Brother VIP”, madje shprehu “dëshirën” që fituese të jetë partnerja e tij.
“Unë dhe ti jemi në finale dhe e fiton ti. Dua të ta jap ty “Big Brother-in” se të dua, e meriton. E di pse nuk e fitoj unë? Sepse nuk jam imazhi i duhur që i duhet shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për brishtësi, dashuri, ëmbëlsi, nuk jam unë për këtë punë”.