
Saimir Paja, djali i Mimoza Pajës- viktima e pafajshme e masakrës në zonën e Don Boscos, bëri një mesazh prekës në rrjetet sociale për largimin e papritur të tgë mës nga jeta. Ngjarja ndodhi një natë më parë në lokalin e Fatjon Muratit, një person me precedentë penalë. I riu shihet që ka postuar një foto krah të ëmës në Facebook dhe ‘mallkon’ plumbat që i morën jetën asaj.“Mallkuar qofshin ato plumat qe i zbrazen ne trupin tend, qofsh e xhenetit mam,”- ka shkruar i riu.
60 vjecarja punonte si kameriere dhe banakiere e lokalit teksa shenjestra e sulmit mendohet të ketë qenë Sahit Murati, xhaxhai i Fation Muratit, i dyshuar si vrasës me pagesë.
Të plagosur aty mbetën Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli si dhe një vajzë 10-vjeçare, që ishte mbesa e viktimës.
Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij.




14 yjet e veshur më mirë në Oscars 2023!





Fituesit e Oscars 2023: Lista e plotë

Horoskopi ditor, e hënë 13 mars 2023

Khloe Kardashian në lidhje të re dashurie!






Horoskopi ditor, e diel 12 mars 2023


Java e 8 marsit… ku Nina (s) mungoi
