KreuStil Jetese

U raportua e zhdukur nga tërmeti, flet për herë të parë Cansu Dere!

U raportua e zhdukur nga tërmeti, flet për herë të parë

Dy tërmetet e fuqishme që goditën njëra pas tjetrën Turqinë në 6 shkurt shkaktuan me mijëra viktima, mes tyre, edhe disa persona të njohur. Në ditët pas fatkeqësisë së madhe natyrore që preku këtë vend dhe Sirinë fqinjë me të, bëri nder te tjera bujë lajmi i zhdukjes së aktores së njohur turke, Cansu Dere.

Dere, që në Shqipëri identifikohet më se shumti me Ejshanin e serialit “Ezel”, banonte në njërën prej zonave të goditura. Megjithatë, 42-vjeçarja pas këtij lajmi u pa duke asistuar në një qendër për shpërndarjen e ndihmave për personat e prekur nga tërmeti .

Për cdo rast, duke se videoja që qarkulloi nuk ishte e qartë, shumë pikëpyetje e rrethuan sërish situatën e saj. Për t`i vënë një herë e mire kapak hamendësimeve, Dere kontaktoi me mediat dhe ka treguar se nuk ishte në publik pasi po qëndronte në shtëpi.

“Nuk ishte qëllimi im të shqetësoja dhe të trembja askënd. Unë nuk jam dikush që përdor shumë rrjetet sociale. Instagrami më shërben si një album ku ndaj momentet e mia të lumtura”, tha ajo për CNN Turk.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF