KreuStil Jetese

Kaq e pati aleanca e Oltës me Maestron? “Je me Luizin, ma hodhe në plehra investimin”!

Kaq e pati aleanca e Oltës me Maestron? “Je me Luizin, ma hodhe

Duket se është krisur marrëdhënia mes Oltës dhe Armaldos ose siç e njohim ndryshe Maestros. Gjatë ditës së sotme dyshja kanë debatuar për mënyrën e qëndrimit ndaj banorëve të “Big Brother VIP”.

Olta u shpreh se ai është një njeri i lëkundur dhe nuk mban një qëndrim. Ndërsa Maestro iu kundërpërgjigj, duke u shprehur se kjo deklaratë u bë pasi pikërisht e prekur nga kjo situatë është vetë konkurrentja.

Armaldo: Më thuaj një fakt që tregon se jam i lëkundur me ty.

Olta : Dje ishe me mua, sot je me Luizin. Mua njerëz të tillë nuk më duhen afër.

Armaldo: Perceptimi jot është i gabuar. Mjafton që unë mos të bëj dëm ty. Se me kë rri unë, se ku shkoj unë…është loja ime.

Olta: Më hodhe poshtë gjithë investimin dhe gjithë energjinë që kam shpenzuar me ty. Je mosmirënjohës. Kalove nominimin, të nesërmen në mëngjes more Kiarën për dore dhe tentuat të më vinit në lojë.

Armaldo: Jo, e ke shumë gabim, do t’a sjellësh vetë situatën këtu.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF