
Me zërin e tij dhe këngët e vecanta, Ylli Limani ka arritur të kthehet në njërin prej këngëtarëve më të dashur të publikut shqiptar. Ai është shfaqur ndërkohë gjithmonë i rezervuar për jetën private. Por a do të ishte e mundur ta njihnim Yllin më nga afër, edhe në përditëshmërinë e tij –brenda një formati i cili t`ia nxirrte edhe më shume në pah karakterin?
Dhe nga këtu, vjen pyetja tjetër: A do të bëhet këngëtari pjesë e Big Brother? Hamendësimet lindën menjëherë pasi Limani dhe regjisori i “BBV2”, Eduart Grishaj postuan një foto me njëri-tjetrin, ku Eduarti ka shkruar një këshillë drejtuar artistit në lidhje me nominimet e kuptohet menjëherë që bëhet fjalë pë “BBV”.
Ende nuk dihet megjithatë me saktësi nëse Ylli do të jetë një banor i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri apo thjesht të dy kanë dashur të ngacmojnë pak ndjekësit.
Kënga më e re e Yllit “Ulu” në vetëm pak javë ka arritur një super sukses duke u renditur në vendin e parë në Top Awards. The Top List është klasifikimi i 100 këngëve më të mira të artistëve tuaj të preferuar shqiptarë.




BE miraton heqjen e vizave për Kosovën!










Horoskopi ditor, e enjte 9 mars 2023




Dam Boutique sjell ajrin italian në Tiranë!

