Luiz Ejlli është padyshim kryefjala e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Që prej fillimit këngëtari ka rrëmbyer zemrat e publikut me humorin e tij, energjinë dhe debatet që krijon me banorët e tjerë. Rrjetet sociale janë dëshmi e gjallë e audiencës dhe për më tepër për Luizin, i cili para se të hynte në këtë format nuk ishte pjesë e tyre.
Pas hyrjes në “Big Brother VIP” Luizit i ka hapur mikja e tij një llogari në Instagram deri më ai numëron plot 569 ndjekës, të arritur në më pak se 3 muaj gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”.
Në një bisedë së fundmi këngëtari shprehet se të paktën të ketë arritur 10 mijë klikime, “Para një muaji erdhi një dron dhe shkruante ‘Luani një miliard klikimi’, ne menduam se po talleshin por paska qenë e vërtetë, unë nuk kam pasur Instagram kur kam hyrë brenda i kam thënë një shoqes më ka thënë se kur të hysh do ta hapi, ishalla i kam kapur 10 mijë, boll i kam, sepse jam nga zero”.
Ndërkohë ky popullaritet është dëshmuar edhe nëpërmjet klikimeve në TikTok, ku emri i tij ka shkruar në 1.3 miliard shikime.