Motra e këngëtares Valbona Mema është ndarë fatkeqësisht nga jeta pasi nuk mundi ta fitonte betejen me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë këngëtarja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.
“Pusho e qetë motra ime”, ka shkruar ajo përkrah një fotoje tejet prekëse, ku shihen duart e tyre të bashkuar. Postimin këngëtarja e ka shoqëruar edhe me një emoj me zemër të thyer.
Kujtojmë që Valbona Mema u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP” pasi ‘vëllai i madh’ e njoftoi se gjendja e motrës së saj ishte përkeqësuar. Pas leximit të zarfit, Valbona la shtëpinë dhe u takua vetëm me Oltën dhe Luizin. Banorëve u erdhi keq nga largimi i Valbonës dhe i thanë asaj se do takohen jashtë.
Këngëtarja pas largimit nga formati, u shfaq në prime për pak minuta, ku foli për foli për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” dhe rrëfeu se motra e saj po kalonte ditë shumë të vështira dhe ajo duhet të qëndronte pranë saj.