
Zhaklina u tregua mjaft e prerë për situatën e Luizit dhe Kiarës tek lavamani, por qëndrimi i saj më pas për rastin e Kristit me të dashurën e tij jashtë, nga një pjesë e madhe e publikut është konsideruar si standard i dyfishtë. Pra, në njërën anë konsideron dhunë cdo veprim apo fjalë të dalë nga goja e Luizit për Kiarën por i duket normale që Kristi nisi një marrëdhënie me Keisin, pa sqaruar akoma raportin e tij me Zazan?
Këtë reagim të publikut, Efi e tha më ze të lartë në studion e Big Brother ku përball me opinionisten duke i kujtuar që Kristin e “duartrokiti” për veprimin e tij, ndërkohë që akoma vazhdon dhe flet për dhunë.
“Kur Kristi tradhtoi të dashurën jashtë t’u duk shumë në rregull. Nuk e kuptoj, kjo është fryma që duam t’i japim shqiptarëve? Që mund të tradhtojnë dhe ta lëndojnë tjetrin pas asnjë shpjegim. Mua nuk më pëlqen ky lloj europianizmi,”-u shpreh Efi.
“Mua nuk më duket fare tradhti rasti i Kristit. Fryma që ne duam t’i japim shqiptarëve është që të vendosin në liri të plotë,”-iu përgjigj Zhaklina, e cila disa javë më parë kur produksioni e diskutoi në “Prime” lidhjen e Kristit jashtë me Zazan, Zhaklina e lavdëroi Aliajn për modelin e ri të flirtimit që ka sjellë në Shqipëri. Madje ajo edhe shtoi se nëse do të kishte qenë në vend të vajzës të ishte ndjerë mirënjohëse që të paktën “u tradhtua live”.












Horoskopi ditor, e mërkurë 8 mars 2023







Neymar do t’i nënshtrohet një operacioni!
