KreuStil Jetese

Si e ngadalësoi procesin e plakjes, 74 vjecarja kërkon të bëhet modele!

Si e ngadalësoi procesin e plakjes, 74 vjecarja kërkon të

Një 74 vjecare pretendon se është në formën më të mirë të jetës së saj, madje thotë se ka më shumë energji tani sesa kur ishte adoleshente. Norma Williams nga Liverpuli i Anglisë, mendon se ka gjetur sekretin e frenimit të procesit të plakjes: përvec pirjes së rregullt të verës, si dhe konsumit të, ajo beson se rol kyc ka dhe mendësia. Norma i është zotuar vetes se nuk do të bëhet kurrë “e vjetër”. Ajo tha për Jam Press se qëndron aktive me shëtitje dhe stërvitje të gjata. Gjithashtu shpreson të arrijë një ëndërr të përjetshme për t’u bërë modele në pasarela falë pamjes së saj rinore edhe në të 70-at. Williams aktualisht jeton në  Spoleto të Italisë.

“Mjekët më thonë se kam nivelet e shëndetit dhe fitnesit të një 20-vjeçareje shumë të larta”, shprehet ajo. Së bashku me një partner, gruaja drejton Umbria Holiday Rentals, siç raporton Jam Press.

“Për pjesën më të madhe të të 20-ave të mia, isha mbipeshë dhe haja shumë. Unë isha një rrënim dhe u ndjeva keq gjatë gjithë kohës. Dallimi më i madh midis meje në të 20-at dhe mua në të 70-at është, thjesht energjia. Nivelet e mia të energjisë janë rritur në mënyrë eksponenciale gjatë 50 viteve të fundit – dhe kjo është ajo që më shtyn të jetoj ashtu siç jetoj tani. Njerëzit në përgjithësi tronditen kur zbulojnë moshën time”, thekson më tej.

Ëilliams thuhet se ka jetuar në Blackpool si fëmijë përpara se të transferohej në Londër në moshën 17-vjeçare. Ajo ndoqi modelimin kur ishte e re, por karriera e saj përfundoi sapo nisi të shtonte ne peshë dhe tani kërkon ta rifillojë sërish.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF