KreuStil Jetese

Chris Rock ka qenë i fiksuar pas Jada Pinkett Smith për gati 30 vjet?!

Chris Rock ka qenë i fiksuar pas Jada Pinkett Smith për gati 30 vjet?!

Chris Rock publikoi stand-up e tij të fundit të Netflix “Selective Outrage”, ku më në fund foli edhe pwr ‘shuplakën e Oscars’. Megjithatë, një burim i afërt me Jada Pinket-Smith pohon se ajo që ai tha në specialen e tij nuk ishte plotësisht e vërtetë.

Një person i brendshëm foli për revistën “People” dhe foli për shumicën e temave që Rock trajtoi. Si fillim, burimi pohoi se Chris Rock i ka kushtuar vëmendje Pinkett-Smith dhe kjo “po vazhdon për gati 30 vjet”. Personi i afërt me Jada Pinkett Smith thotë se ajo nuk është e përfshirë në tensionin e vazhdueshëm mes bashkëshortit të saj Will Smith dhe Chris Rock.

“Jada nuk ka patur asnjë rol në të gjithë këtë, përveçse të turpëruarit. Chris është i fiksuar pas saj dhe kjo ka ndodhur për gati 30 vjet”, vazhdoi mw tej burimi. Rock filmoi specialen në Baltimore, prej nga është Jada. “Në vitin 2016 ajo ndihmoi në fillimin e një lëvizjeje me Çmimet e Akademisë duke pyetur pse ka kaq pak anëtarë me ngjyrë dhe Chris e mori këtë?”, shtoi burimi.

Në standupin e komedisë, Rock zbuloi se Jada Pinkett-Smith ishte e zemëruar me akademinë që kishte mungesë diversiteti në edicionin e vitit 2016 të Oscars ku Rock po prezantonte dhe kontribuoi në hashtagun #OscarsTooWhite.

Burimi shtoi një këndvështrim tjetër: “Ajo kurrë nuk i kërkoi Chris që të mos prezantonte kurrë Oscars. Ajo tha publikisht në një postim në Facebook në atë kohë që Chris do të ishte një mikpritës i shkëlqyer i Oscars dhe ishte i përsosur për këtë punë.”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF