
Gruaja e Bruce Willis, Emma Heming Willis, iu ka bërë thirrje paparacëve që të mbajnë distancë dhe të mos i bërtasin yllit të “Die Hard” kur ta shohin atë në publik. Heming Willis bëri një lutje emocionale në një video të shpërndarë në faqen e saj në Instagram gjatë fundjavës, duke thënë se “ka nevojë për më shumë edukim” se si duhet të sillemi me njerëzit që jetojnë me demencë.
Duke rrëfyer një incident të kohëve të fundit në të cilin fotografët u përpoqën të flisnin me aktorin e sëmurë teksa ai bënte një paraqitje të rrallë publike për të takuar miqtë për kafe në Santa Monica, modelja 44-vjeçare vuri në dukje se sa “e vështirë dhe stresuese mund të jetë të nxirresh dikë jashtë në këtë botë”.
Willis është një nga yjet më të famshëm të filmit të gjeneratës së tij dhe kjo është arsyeja pse shtypi ndjen nevojën ta ndjekë atë me kaq gatishmëri, duke shpresuar të marrë një pamje të mrekullueshme që mund të kthehet në një histori.
“Është e qartë se ka nevojë për më shumë edukim”, u shpreh ajo. “Kjo shkon për fotografët dhe gazetarët që po përpiqen të nxjerrin ekskluzive me burrit tim. E di që kjo është puna juaj, por ndoshta thjesht duhet të mbani hapësirën tuaj. Ju lutemi mos i bërtisni burrit tim duke e pyetur atë se ca po bën apo çfarëdo tjetër, thjesht mos e bëni atë. OK? Jepini atij hapësirën e tij. Lejo që familja jonë ose kushdo që është me të atë ditë të jetë në gjendje ta çojë atë nga pika A në pikën B të sigurt”
Kujtojmë që një vit më parë familja e Willis njoftoi se ai ishte diagnostikuar me afazi, e cila është një sëmundje neurologjike që pengon komunikimin dhe njohjen e tij. Gruaja e aktorit ka kërkuar ndihmë publike se si të kalojë këtë gjendje.
“Për kujdestarët e tjerë ose specialistët e kujdesit të demencës që janë kudo në këtë botë, ndonjë këshillë se si t’i mbrojmë të dashurit tanë në mënyrë të sigurt?”, pyeti ajo.




Ndahet nga jeta aktori Tom Sizemore!

Horoskopi ditor, e hënë 6 mars 2023

5 aksesorë për një super pamje!

Fifi zbulon për herë të parë gjininë e bebit!

Maribor, qyteti me çati të kuqe

Feridiola Berberi,Piktorja moderne e mureve!





Horoskopi ditor, e diel 5 mars 2023





