KreuStil Jetese

Ministrja tregon sa do të rritet paga minimale deri në vitin 2025!

Ministrja tregon sa do të rritet paga minimale deri në vitin 2025!

Në një intervistë në A2 CNN, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se përveç rritjes të pagës minimale me 40 mijë lekë që nis nga 1 prilli , synimet janë që deri në vitin 2025, ajo të shkojë në 45 mijë lekë.

“Qeveria ka aplikuar një politikë të rritjes së pagës minimale. Masa e rritjes së pagës gjatë vitit 2022 ishte 4 mijë lekë. Ne kemi bërë studime, analiza. Ne kemi vlerësuar se një rritje e qenësishme e pagës minimale do të ndikojë te pagamarrësit. Kjo është një rritje që shkon në linjë me rritjen e ekonomisë së vendit. Para marrjes së këtij vendimi, ne jemi konsultuar edhe me grupet e interesit.

Ne morëm masën për rritje nga data 1 prill me 6 mijë lekë, nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë, por kjo nuk do të jetë një rritje që do të bëhet vetëm këtë vit.

Edhe vitin e ardhshëm do të aplikojmë një rritje të pagës minimale. Brenda vitit 2025, ne synojmë që paga minimale të shkojë në nivelin 45 mijë lekë”, tha Ibrahimaj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF