KreuStil Jetese

Jennifer Lopez befason me ndryshimin drastik në ‘look’, rikthehet në fillimet e saj!

Jennifer Lopez befason me ndryshimin drastik në ‘look’,

Aktorja Jennifer Lopez është në një fazë të shkëlqyer të jetës së saj, si personalisht ashtu edhe profesionalisht. Romanca e saj si në përralla me Ben Affleck u bë një nga historitë më të mëdha të vitit 2022 dhe tani ajo është gati për një rinisje të karrierës së saj për të publikuar albumin e radhës, i cili do të titullohet,  “This is me…. Now”.

Gjatë gjithë karrierës së saj, JLo ka treguar aftësinë e saj për të eksperimentuar duke u shfaqur me ‘look’ të ndryshme. Bashkëshortja e Ben Affleck vendosi që look-u që përdorte së fundmi nuk ishte i duhuri dhe për këtë arsye vendosi t’i rikthehej stilit të saj tradicional: flokë gjatë me onde që shkon nga kafe në bionde.

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Në kujtim të fillimit të karrierës së saj artistike, këngëtarja u rikthye në ngjyrën e flokëve të rinisë së saj, por me një prekje interesante të modernitetit. Përveç kësaj, ajo i ka zgjatur. Krijuesi i këtij dizajni është stilisti Lorenzo Martin, i cili tashmë ka punuar me të në disa raste dhe ka qenë edhe dizajner i imazheve të personazheve të tjerë të famshëm si Heidi Klum.

Publikimi i albumit të saj të ri është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën e saj. Kështu ka thënë ajo në intervista të ndryshme, pasi sipas saj, është albumi më i sinqertë që ka krijuar deri më tani pasi tregon në mënyrë perfekte se kush është Jennifer Lopez si person dhe si artiste.

Kjo në thelb është pasojë e martesës së saj me Ben Affleck, si një ngjarje që ka ardhur për të revolucionarizuar jetën e saj për mirë dhe ajo ka dashur ta pasqyrojë atë në këngët e saj. Në albumin e saj “This is me… Then” (2002), përfshiu një pjesë të quajtur “Dear Ben”, kushtuar të fejuarit të saj të atëhershëm. Çuditërisht, lista e këngëve të albumit të saj të ri përfshin një version të ri të pjesës, duke përsëritur se sa i rëndësishëm është Affleck në jetën e saj.

Tags:

Home bordo