KreuStil Jetese

“Të çaj kafkën”, kërcënoi Luizin: I gjithë debati që përjashtoi Eva Alikaj nga BBV!

“Të çaj kafkën”, kërcënoi Luizin: I

Pavarësisht paralajmërimeve të Vëllait të Madh, dhe asaj cfarë i kishte ndodhur Ermionës vetëm disa orë përpara, një debat i nisur mes Luiz Ejllit dhe Eva Alikajt brenda shtëpisë së famshme degragoi në fyerje e kërcënime, e në fund, coi në përjashtimin e aktores që pak ditë më parë kishte hyrë në program.  

Shkak i përplasjes është një koment i Luizit mbi profesionin e Evës. Kjo e fundit ka shpërthyer ndaj tij, duke arritur deri në kërcënime.

“Ta çaj kafkën, të marr …”, dëgjohet tek i drejtohet Eva-Luizit.

Big Brother vendosi që ajo të largohet nga shtëpia për shkak të fjalorit të përdorur në shtëpi.

“Banorë, Vëlla i Madh pas ultimatumit që ka dhënë për qëndrimin që do mbante për thyerjen e rregullave, paraditen e sotme skualifikoi Ermionë. Për të njëjtin motiv, Eva Alikaj për shprehjet kërcënuese që ka përdorur, largohet në këtë moment nga shtëpia e Big Brother”– njoftoi vëllai i madh banorët përmes një zarfi të zi pasditen e sotme.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF