
Këngëtarja kolumbiane Shakira ka dhënë së fundmi intervistën e saj të dytë që nga ndarja me Gerard Pique në fund të vitit të kaluar. Në një bisedë me gazetarin meksikan Enrique Acevedo të rrjetit “Televisa”, ajo shpjegoi se si ndikoi ndarja tek ajo, aq më tepër që ishte për shkak të një tradhtie. Ajo deklaroi se i është dashur të mësojë të rindërtojë veten pas diçkaje që dukej si një tragjedi në jetën e saj personale.
Më poshtë do të gjeni 10 mesazhet më të mira që këngëtarja dha në këtë bisedë, në të cilat nuk përmendi në asnjë moment, drejtpërdrejt, ish-partnerin e saj, Gerard Pique.
1-“Kam qenë e dashuruar dhe mendoj se kam mundur ta kuptoj atë histori nga një këndvështrim tjetër. Sot ndiej se jam mjaftueshëm për veten time”.
2-“Kur një grua përballet me jetën, ajo del më e fortë.”
3-“Unë jam në sy të publikut dhe për këtë ndarja jonë nuk është si një ndarje normale”.
4-“Ndihem e kompletuar tani. Ndihem më i fortë se një luaneshë.”
5-“Unë varem nga vetja, kam dy fëmijë dhe duhet të jem një luaneshë për ta”.
6-“Tekstet e mia janë më efektive sesa një vizitë te një psikolog”.
7-“E kundërta e depresionit është shprehja”.
8-“Dikush duhet të kishte bërë një fotografi se si e fillova dhe si e përfundova këngën me Bizarrap. Ishte një seancë, një rrugëdalje për procesin tim të rikuperimit”.
9-“Duhet të toleroni zhgënjimin, ka gjëra që nuk ju shkojnë”.
10-“Në ferr ka një vend për gratë që nuk mbështesin gratë e tjera.”
Shakira ia doli dhe këmbëngul në intervistë se të gjithë munden sikurse ajo..




Horoskopi ditor, e mërkurë 1 mars 2023














Horoskopi ditor, e martë 28 shkurt 2023

