
Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Greqi në orët e para të kësaj të mërkure, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave kanë humbur jetën të paktën 38 qytetarë. Aksidenti ndodhi ne qytezën Tempe afër Larisës, rreth 380 kilometra në veri të Athinës. Një tren mallrash u përplas me një tren pasagjerësh në cilin ndodheshin 350 udhëtarë. Si pasojë e përplasjes 3 vagonë të trenit të udhëtarëve shpërthyen në flakë.
Të mbijetuarit rrëfyen momentet e tmerrit që përjetuan, ata thanë se disa pasagjerë u hodhën nga dritaret e vagonëve për të shpëtuar. Pasagjerët e përshkruan aksidentin si një makth që zgjati shumë pak. Ata u transportuan në spitalin e Larisas për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ekipet e shpëtimit u munduan të nxirrnin jashtë personat e bllokuar. Në operacion u përfshi ushtria dhe mjete të renda. Rreth 150 zjarrfikës dhe 40 ambulanca shkuan në vendngjarje. Edhe vullnetarët në vendngjarje pohojnë se tragjedia është shumë e rëndë, ku vijojnë të nxirren trupa të pajetë nga trenat.
“Po jetojmë një tragjedi. Po nxjerrim njerëz të gjallë, të plagosur, ka të vdekur. Do të jemi këtu, derisa të mbarojmë, derisa të gjejmë personin e fundit”, tha një tjetër punonjës vullnetar shpëtimi.



Horoskopi ditor, e mërkurë 1 mars 2023














Horoskopi ditor, e martë 28 shkurt 2023


