
Psikologia Denata Toçe vendosi t`i bëjë një shaka të vogël në studio bashkëshortit të saj, Arben Skënderit, por gjërat nuk shkuan tamam sic i kishte menduar ajo. E ftuar në Top Channel, teksa ishin duke folur për jetën e tyre dhe dëshirën për të pasur një fëmijë tjetër mundësisht vajzë, i tha se është shtatzënë dhe se këtë lajm e kishte kuptuar së fundmi. I shoqi u shtang nga lajmi i drejtpërdrejtë aty, dhe nuk i mbajti dot lotët.
Denata: Unë e di që ti ke pritur shumë kohë që të kesh një vajzë, po të të them që unë jam shtatzënë?
Arbeni: Fantastike, një në dy është ajo, një shans është ta kem një gocë, ku i dihet.
Denata: Domethënë je gati ti?
Arbeni: Po jam gati.
“Je okay domethënë, je i lumtur”, e pyet moderatoria ndërsa Arbeni dukej paksa i hutuar.
“Totalisht”, përgjigjet ai.
“E mora vesh sot, jam shtatzënë!”, ishte kjo fjalia e Denatës që e bëri Arbenin të mos i mbajë dot lotët. Ajo më pas i kërkoi falje dhe i tregoi të vërtetën duke thënë se ishte një shaka në bashkëpunim me produksionin.
“Është një ndër gjërat që ai ka merak. Nuk është vajza në vetvete. Beni i adhuron kalamajtë. Ne po të kishim pasur mundësi, ma kujton përherë atë dyvjeçarin: ‘Më ke humbur dy vite kohë’. Ato dy vite kohë do kishim pasur një vogëlush më tepër. Pak rëndësi ka është djalë apo vajzë, Beni është shumë i lidhur me fëmijët”, tha ajo. Ndërsa ai shpjegoi se “kalon kohë me ta dhe i konsideron një ndër investimet më të bukura që bën çdokush”.















Horoskopi ditor, e hënë 27 shkurt 2023


Viva Magenta, ngjyra e vitit 2023!

Recetë/Sallatë e kuqe me djathë dhie

“Kush nuk ka parë Lurën, nuk njeh Shqipërinë”
