KreuStil Jetese

LEONARDO DICAPRIO: KAM ENDE SHUMË ËNDRRA…

LEONARDO DICAPRIO: KAM ENDE SHUMË ËNDRRA…


Z. DiCaprio, a nuk do të ishte mirë të bëni një komedi romantike?

Unë jam plotësisht i hapur për të bërë një komedi romantike, por kurrë nuk do të bëj diçka vetëm për hir të një zhanri të caktuar ose sepse është koha, ose vendi për të bërë një lloj tjetër filmi. Mendoj se do të ishte një gabim i madh.
Pasi lexoj një skenar në fund kur them: Po ky skenar më preku! Sepse nuk mendoj kurrë për temën apo historinë, por nëse filmi do të krijojë një histori në të ardhmen, pra do të mbahet mend. Kështu zakonisht i zgjedh filmat, ndryshe nuk lidhem dot me ta.


Sa e rëndësishme është për ju që të sfidoni veten me çdo film që bëni?
Kjo varet nga roli. Sa herë që ka material të mirë nga skenaristët të gjithë e duan, kjo është arsyeja pse që duhet të shoh një rol që më zhvillon në mënyrë që mos jem gjithmonë njësoj në ekran. Nga ana tjetër kur zgjedh rolet dua të shoh strukturën e tregimit, nëse nuk është një rrëfim bindës, nuk e zgjedh.


Ju ka ndodhur të përballeni me sfida që kërkojnë rënie apo shtim në peshë dhe i keni refuzuar?
Mund të them se çfarëdo vendimi që marr, unë e konsultoj me regjisorin, sepse ai është personi që me të vërtetë i jep formë filmit. Nëse nuk i bindesh regjisorit, padyshim filmi do të hidhet në kosh ose do të jetë i dobët. Zakonisht zgjedh të punoj me regjisorë që mendoj se e transportojnë te mua dhe audienca më pas atë që kanë në mendje.


Ju keni punuar me Spielberg, Eastwood, Cameron, për të mos thënë që jeni i rregullt me ​​Scorsese. A ka mbetur dikush në listën tuaj që do të doje të punoje?
Ka shumë regjisorë me të cilët do të doja të punoja akoma. Paul Thomas Anderson është dikush me të cilin do të doja të punoja. Alejandro González Iñárritu është shumë i talentuar. Ang Lee po ashtu. Ka shumë regjisorë të mëdhenj që mezi pres të punoj.


A është në planet tuaja të bëni vetëm regjisorin?
E vërteta është se gjithmonë kam dashur të bëhem aktor; ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe tani është koha kur unë jam në gjendje të zgjedh vetë pjesët e mia.


Po ju jeni tani në gjendje ta bëni këtë…
Njoh shumë aktorë me të cilët jam rritur në industrinë e filmit që nuk duan të bëjnë regjisorin. Unë e imagjinoj veten pas tridhjetë vjetësh duke menduar: “Pse nuk përfitove nga të gjitha mundësitë që kishe? Të gjithë njerëzit me të cilët mund të kishe punuar, rolet që mund të kishe bërë”. Kjo është ajo që mendoj. Në fund të fundit kjo është ajo që më
pëlqen të bëj për gjërat e tjera ka kohë.


Pra, ju e keni ditur që aktrimi ishte ajo që keni ëndërruar?
Vërtet nuk e mbaj mend saktësisht, por më kujtohet se më pëlqente të imitoja miqtë e nënës sime. Bëja shfaqje të vogla duke i imituar miqtë, të afërmit duke i bërë gjyshërit e mi të qeshnin.


Ndryshe nga rolet e tua të para, dukeni shumë më i qetë tani…
Unë jam një person energjik, por edhe pse mund të dukem më i qetë nuk është si duket. Mbaj mend që gjithmonë kam qenë i lëvizur, thjesht vrapoja ngado, nuk rrija dot në një vend. Tani nuk jam më adoleshent, padyshim jam i qetë, por kam ende shumë energji.


A mendoni ndonjëherë se do ta humbisni atë energji dhe do të provoni diçka tjetër?
Mundet, por fakti që më pëlqen aktrimi, më pëlqen të bëj filma, kjo më bën të mos ndalem. Dëshira për të qenë aktor, ishte e madhe për mua, por jo për prindërit, madje mbaj mend që i nxisja të më çonin në audicione, edhe pasi më kishin refuzuar. Aq sa në fillim kur bëra rolet e para, nuk e dija se mund të paguhesha për to. Kur e kuptova se mund
të paguhesha, atëherë thashë: “Kjo është ajo që dua me të vërtetë të bëj.”


A është e çuditshme kur e mendoni se e keni arritur ëndrrën tuaj të fëmijërisë?
Ndonjëherë kur e kthej kokën pas, them: “Uau, është e mahnitshme kjo që më ka ndodhur”. Kam arritur të realizoj shumë nga ëndrrat që kam patur kur isha fëmijë. E imagjinoni, as do ta kisha menduar kurrë kur kujtoj se në fillim doja vetëm një rol të vogël në një film të Martin Scorsese dhe tani kam bërë katër role kryesore. Dua të them se kjo
është një ndjenjë mjaft e mahnitshme, por në të njëjtën kohë bëhet edhe paksa problematike! Kur njeriu tejkalon ëndrrat e tij, ka ëndrra të tjera që do t’i arrijë dhe unë kam ende shumë…!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF