KreuStil Jetese

Jolie dhe vajzat e saj presin flokët në mbështetje të grave iraniane! 

Jolie dhe vajzat e saj presin flokët në mbështetje të grave

Angelina Jolie, iu bashkua një projekti të madh botëror – një ekspozite që përpiqet të ndërgjegjësojë në nivel global lidhur me situatën e grave në Republikën Islamike të Iranit. Aktorja hollivudian dhe vajzat e saj kanë prerë nga një rrip flokësh për këtë qëllim, sic e tregoi dhe postimi I saj në Instagram.  

Videoja tregon një numër njerëzish që vendosën të marrin pjesë në këtë projekt, kështu që prenë flokët e tyre dhe i dërguan me postë në një adresë në Paris, nga ku artistja Prune Nourry do t’i transportojë të gjitha në Neë York dhe do t’i shfaqë të gjitha në ekspozitën e saj në mars të këtij viti. 

Angelina Jolie on Instagram: “My friend @Prune Nourry is running a beautiful art project to show solidarity with brave women in Iran who are struggling for equality and…”

“Shoqja ime Prune Nourry është duke punuar në një projekt të bukur arti për t’u solidarizuar me gratë e guximshme në Iran, të cilat luftojnë për barazi dhe të drejta, por edhe për të nderuar trimërinë e tyre. Edhe familja ime u bashkua. Secili prej jush mund të marrë pjesë në projekt duke dërguar një tufë flokësh deri në 25 shkurt”, ka deklaruar Angelina. 

Ajo e ka xhiruar edhe momentin duke prerë flokët e vajzave të saj Zahara dhe Shiloh, të cilat iu bashkuan aktores në këtë projekt. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF