KreuStil Jetese

Largimi nga BBV, përse e zhduku Valbona Mema mesazhin për ndjekësit?

Largimi nga BBV, përse e zhduku Valbona Mema mesazhin për

Valbona Mema vendosi sot papritur largimin nga ‘Big Brother VIP Albania’, duke befasuar banorët vetë dhe publikun, që nuk e priste një gjë të tillë. U tha se këngëtarja e mori këtë vendim pasi motra e saj është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pasi doli nga shtëpia, Valbona përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram tha se familja është më e rëndësishme se sa një lojë.

“Fatkeqesisht rrugetimi im perfundoi ketu. Familja eshte me e rendesishme se nje loje. Motra ime ka nevoje per mua pasi eshte e shtruar ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Me ngelet te them nga zemra faleminderit per te gjithe suportin qe mkeni dhene. Ishte eksperienca me e bukur e jetes sime. Fitofte me i miri. Mirenjohje pa mase ju dhe @bigbrotheralb_vip”, ishte mesazhi i postuar krahas një video.

Por nuk zgjati shumë dhe Valbona e fshiu mesazhin nga faqja e saj, veprim ky që ngriti shumë pikëpyetje mbi arsyet që e kanë shtyre artisten ta bënte një gjë të tillë.

Pasi u njoftua për lajmin, Valbona la shtëpinë dhe u përshëndet vetëm me Luizin dhe Oltën. Banorëve u erdhi keq nga largimi i Valbonës dhe i thanë asaj se do vazhdojnë miqësi me të edhe jashtë dyerve të Big Brother Vip. Automatikisht, anulohet votimi i së shtunës për të nominuarit e kësaj jave Olta, Kristi, Dea, Tani dhe Armaldo, pasi ishin të zgjedhurit e Valbonës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF