
Luizi është surprizuar gjatë spektaklit të kësaj të marte nga nëna e tij, e cila jeton në SHBA. Ajo kishte dërguar një letër tejet emocionuese dhe një audio në mënyrë që djali i saj t’i dëgjonte zërin. Luizi u emocionua dhe u përlot si rrallë herë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Nëna e këngëtarit kishte edhe një mesazh për Kiarën, të cilën e falënderonte që i ka kthyer buzëqeshjen djalit të saj.
Prej disa ditësh këngëtari i kishte shqetësuar të gjithë fansat teksa zgjohej i përlotur në mëngjes. I pyetur se cila ishte arsyeja, ai u shpreh se është kënga “Apologize” e One Republic ka qenë kënga e preferuar e babait të tij të ndjerë. “Apologize është kënga e vetme moderne që babai i kishte qejf. Jam vetëm në mëngjes dhe qaj, nuk ka asnjë lidhje me lojën”, tha ai.
Para se të surprizohej nga nëna e tij, Luizi pati mundësinë të takonte babanë e Kiarës, me të cilin u duk se takimi shkoi mirë. Babai i Kiarës me humor iu drejtua këngëtarit me fjalën ‘çapaçul’, të cilën ky i fundit e ka përdorur brenda shtëpisë, teksa theksoi se janë një familje që ende i ruajnë traditat dhe pas daljes nga shtëpia ata duhet të bëjnë ndoshta edhe takimet sikurse i do zakoni.
Emocionues ishte edhe moment kur Kiara ka rrëfyer dashurinë dhe lidhjen e ngushtë që ka me prindërit e saj. Babai i Kiarës kishte ardhur nga Italia për të takuar vajzën e tij.



Horoskopi ditor, e mërkurë 22 shkurt 2023









Horoskopi ditor, e martë 21 shkurt 2023







