KreuStil Jetese

Babai i Rihannas zbuloi se e bija ishte shtatzënë gjatë shfaqjes së Super Bowl?!

Babai i Rihannas zbuloi se e bija ishte shtatzënë gjatë shfaqjes

Babi i Rihannas nuk e ishte në dijeni që vajza e tij ishte në pritje të fëmijës së dytë me A$AP Rocky dhe sipas raportimeve të mediave të huaja ai lajmin e ëmbël e kishte mësuar duke parë Super Bowl. 69-vjeçari Ronald Fenty udhëtoi nga Bardbados për të parë të bijën teksa përformonte në Super Bowl në të cilën këngëtarja ofroi një spektakël të jashtëzakonshëm me një kostum të kuq, duke konfirmuar shtatzëninë e saj të dytë, nëntë muaj pas lindjes së djalit të saj të parë.

“O Zot! Vajza ime duket shtatzënë”, i ka thënë partneres së tij teksa shikonte shfaqjen përkrah saj. Ronald ishte divorcuar nga mamaja e këngëtares, Monica Braithwaite mes një beteje me problemet e pijeve alkoolike dhe drogës kur Rihanna ishte vetëm adoleshente. 69-vjeçari ka qenë subjekt i një padie të dorëzuar nga vajza e tij, e cila e akuzoi atë për keqpërdorim të emrit të saj për kompaninë e tij argëtuese, të cilën e tërhoqi më vonë në 2021.

Rihanna zbukuroi kopertinën e numrit të marsit 2023 të British Vogue me të dashurin A$AP Rocky dhe djalin e saj, emri i të cilit ende nuk është zbuluar për publikun. Në intervistë flet për mëmësinë, datën e publikimit të albumit të saj të ri dhe performancën e saj të paharrueshme në Super Bowl Halftime. Rihanna, albumi i fundit i së cilës doli në vitin 2016, zbuloi se muzika është sërish një prioritet në jetën e saj. Ajo gjithashtu siguroi se albumi i saj i ri duhet të dalë në 2023.

“Unë dua që të jetë këtë vit. Sinqerisht do të ishte qesharake nëse nuk do të ishte këtë vit. Unë thjesht dua të bëj muzikë”. Para performancës së saj në Super Bowl në State Farm Stadium, Rihanna tha se albumi i saj i nëntë në studio do të jetë ndryshe nga çdo gjë që ajo ka bërë më parë.

 

“Ndihem e hapur për të eksploruar, zbuluar, krijuar, gjëra që janë të reja, gjëra që janë të ndryshme, gjëra që janë jashtë, të çuditshme”, ndau ajo. Rihanna foli për nëntë muajt e parë të mëmësisë dhe shtatzëninë e dytë, “O Zot, është legjendare. Është gjithçka. Vërtet nuk të kujtohet jeta më parë, kjo është gjëja më e çmendur ndonjëherë”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF