
Aktori i humorit Tani Ibrahimi, i cili u bë pjesë e “Big Brother VIP” rreth dy javë më parë, ka rrëfyer së fundmi historinë e trishtë të jetës së tij. Teksa po bisedonte me Oltën, Armaldon dhe Dean, Tani zbuloi se para 10 vitesh ka humbur të dy prindërit në një aksident me makinë, ndërkohë që ai ishte shoferi dhe ishte i vetmi që i shpëtoi tragjedisë.
“Nuk i kam prindër që 10 vite, kam bërë aksident me makinë dhe prindërit e mi ishin pasagjerë. Ata kanë vdekur, kam shpëtuar vetëm unë, ka ndodhur në vitin 2013. Më preu rrugën një kamion, tabela thoshte 50 unë isha 100 kilometra në orë, ai bëri gabim të dyfishtë, kishim faj të dy palët”, ka treguar i prekur Tani.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri aktori nga Shkodra ka qëndruar i heshtur duke mos u përfshirë në lojën e banorëve. Megjithatë, ai herë pas here ka treguar histori nga jeta e tij personale, duke zbuluar se është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Kujtojmë që Tani kishte imunitet dy javë bashkë me banorët e tjetër të rinj, por ata u bën të nominueshëm nga një lojë e caktuar nga “Vëllai i Madh” ku ata u hodhën në pishinë për të mbaruar kështu imunitetin.

Horoskopi ditor, e martë 21 shkurt 2023













Horoskopi ditor, e diel 19 shkurt 2023





