Prerjet shumë të gjata ndonjëherë mund të na “gëlltisin”, kështu që silueta duket jotërheqëse. Por ka disa hileqë do t’i japin figurës suaj një notë dinamizmi stilistik, thote Telegrafi.
Një theks në portokalli është një mënyrë e mrekullueshme për të fisnikëruar grinë monotone.
Shallet e mëdha janë super interesante, me to mund të ndryshoni lehtësisht të gjithë siluetën.
Çizmet në një ton- kontrast do ta bejne pallton te duket me e ngritur.
Kapelat duken shkëlqyeshëm me palltot e gjera, ato bejne siluetën me te gjate e te hollë.
Një shtesë e shkëlqyer për palltot e gjata janë pulovrat me jakë të lartë, gjithçka duket uniforme dhe harmonike.
Shumica prej nesh veshin pallto të zeza – është mirë ta kombinoni me një kontrast të bardhë.
Kur palltoja është super klasike, një kapele klasike do t’i japë asaj një ‘hijeshi’ të papritur stilistike.
Një çantë e vogël me nuancë të kuqe do të gëzojë grinë e dimrit.
Nëse figura është shumë e ‘mbyllur’ theksoni belin me rrip.
Hailey, mbretëresha e palltove të gjata, i vesh ato në njëqind mënyra, nga mëngjesi në mbrëmje.