Kur bëhet fjalë për të rejat nga personazhet e showbizit të gjithë duam të jemi të mirëinformuar, por jo gjithmonë na ndodh të jemi të vëmendshëm. Gjithsesi ne kemi menduar t’ju përmbledhim gjithçka çfarë nuk duhet të kishit humbur në këtë artikull. Këto janë disa nga lajmet që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve dhe u kthyen në kryefjalën e diskutimeve në rrjet.
Java nisi ëmbël me lajmin se Rihanna është shtatzënë me fëmijën e dytë!
Rihanna performoi në shfaqjen e pjesës së parë të Super Boël LVII ndërsa ishte shtatzënë, ka konfirmuar përfaqësuesi i saj. Sjelljet e këngëtares teksa fërkonte barkun e rrumbullakosur dhe me lëvizje të kufizuara gjatë kërcimit nxitën aludimet se Rihanna me të vërtetë po priste një fëmijë nëntë muaj pas lindjes së saj të parë
E veshur me një kostum bluzë rozë, përkrah një kasti të plotë balerinësh profesionistë që krijuan një ambient të tërë me lëvizjet e tyre, të gjithë vunë re se ajo ishte në pritje të një fëmije tjetër.
Aktualisht 34-vjeçarja ka një djalë 9-muajsh me reperin A$AP Rocky, dhe tashmë ata janë gati për t’u bërë prindër për herë të dytë.
Dorian Ramaliu zbulon gjininë e bebit nr. 2: Një ëndërr e bërë realitet!
Aktori dhe moderatori i “Fiks Fare”, Dorian Ramaliu dhe bashkëshortja e tij Iva Vaqari së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë. Ata kanë realizuar një festë shumë të bukur për të zbuluar gjininë e bebit, ku kanë mësuar se do të bekohen me një vajzë. Vetë moderatori ka ndarë në rrjetin e tij social Instagram disa momente shumë të bukura nga festa kur kanë mësuar lajmin e shumëpritur se do të bëhen me vajzë. Gëzimi i tyre pasi mësuan gjininë është vërtet shumë emocionues.
“Një ëndërr e bërë realitet”, ka shkruar ai, duke zbuluar se kanë dëshiruar shumë që pas djalit në familjen e tyre të vijë një vajzë.
Marina dhe Geti, çifti më i pëlqyer në këtë Shën Valentin!
Revista Bordo zgjodhi që në këtë Shën Valentin të gëzojë një nga VIP-at e showbizit shqiptar. Ata që aq shumë i duam dhe i pëlqejmë, por jo vetëm, shumë herë edhe frymëzohemi prej tyre. Ndaj vendosëm t’i kthejmë sytë nga personazhet e famshëm, ata që janë burimi i lajmeve dhe ngjarjeve të BORDO!
Bordo publikoi në rrjetin e saj social Instagram fotot e 14 prej VIP-ve që kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë dhe fitues i këtij ‘konkursi’ u shpall Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, të cilët arritën që në foton e tyre të grumbulloheshin më shumë ‘like’.
BORDO çiftit fitues i dhuroi një dhuratë për t’ua bërë edhe me të bukur ditën e të dashuruarve, ku veç dashurisë për njëri-tjetrin të gëzojnë edhe dashurinë e ndjekësve. Dhurata u bë e mundur nga tre bashkëpuntorët më të mirë të revistës Bordo, të cilët gjithmonë janë të gatshëm për të realizuar gjëra të bukura e plot vlerë. Bëhet fjalë për LM Comercial, ItalOptik dhe Estel Jewelry.
“Me Ty”, publikohet videoja zyrtare e këngës së Luizit dedikuar Kiarës!
Prej ditësh Luizi i kishte paraprirë një surprize të madhe që e priste Kiarën për Shën Valentin. Dhe teksa të gjithë fansat ishin kureshtarë për surprizën e madhe që ai do të bënte, disa orë para spektaklit është publikuar kënga që Luizi i ka dedikuar Kiarës. Kënga titullohet “Me ty” dhe faqja zyrtare në Instagram e “Big Brother VIP” së bashku me këngën ka publikuar edhe videon e cila përmban momentet më të bukura të Luizit dhe Kiarës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por gjithashtu pamje nga momenti kur këngëtari ka regjistruar këngën. “Pritjes i erdhi fundi mesa duket Luizi ka vendosur të përkthejë të gjitha ndjenjat e tij në një këngë”, shkruhej në faqen zyrtare në Instagram të “Big Brother VIP”.
Ronaldo Sharka humb të atin: Pusho i qetë në botën tjetër BAB!
Babai i Ronaldo Sharkës ka ndërruar jetë pasi fatkeqësisht ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë të kancerit. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë gazetari me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram.
“Pusho i qetë në botën tjetër BAB”, ka shkruar ai, përkrah një fotoje ku duken duart e tyre të bashkuara. Pak javë më parë të gjithë u njohëm me babanë e gazetarit pasi hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të surprizuar djalin e tij.
Krizë në çift? Chiara dhe Fedez fotografohen në publik!
Edhe pse çifti ende nuk është shfaqur në rrjetet sociale, Chiara dhe Fedez e kanë kaluar ditën e Shën Valentinit bashkë. Ndërsa lajmet për mosmarrëveshjen mes Fedez dhe Ferragni vazhdojnë të mbizotërojnë, çifti u shfaq së bashku për herë të parë që nga fundi i Sanremo 2023. Pas katër ditësh heshtje në të cilat Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj nuk u shfaqën kurrë pranë njëri-tjetrit (as në rrjetet sociale), çifti u fotografua së bashku në mbrëmjen e ditës së Shën Valentinit.
Demi Moore jep lajmin e keq: “Morëm diagnozën e Bruce..”!
Demi Moore jep lajmin e keq: “Morëm diagnozën e Bruce..”! Demi Moore pohoi se ish bashkëshorti I saj, me të cilin vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira aq sa e përkufizojnë veten si “familje të madhe”, është diagnostikuar me demencë frontotemporale. “Që kur e shpallëm diagnozën e Bruce të afazisë në pranverën e vitit 2022, gjendja e tij ka përparuar dhe tani kemi një diagnozë më specifike: demencë frontotemporale (e njohur si FTD). Fatkeqësisht, sfidat me komunikimin janë vetëm një prej simptomave të sëmundjes me të cilën përballet Bruce. Ndërsa kjo është e dhimbshme, është një lehtësim që më në fund të kemi një diagnozë të qartë”, ka shkruar aktorja.
U vra në sheshxhirim; një dokumentar për nder të Halyna Hutchins!
Kompania e prodhimit të filmit “Rust” do të xhirojë një dokumentar i cili do të përfshijë jetën dhe karrierën e Halyna Hutchins, e cila vdiq pasi u qëllua gjatë një xhirimi në vitin 2021. Mësohet se ky dokumentar ka mbështetjen e bashkëshortit të Hutchins, Matthew, dhe do të drejtohet nga Rachel Mason dhe do të prodhohet nga Julee Metz. Lajmi vjen në mes të procesit ligjor me të cilin përballet armatura e filmit Hannah Gutierrez-Reed dhe aktori Alec Baldwin, të cilët janë akuzuar për vrasje të pavullnetshme. Filmi është planifikuar të rifillojë xhirimet në pranverë me Bianca Cline si kinematografe të re. Për nder të Hutchins, Cline do të dhurojë pagën e saj për një kauzë bamirësie.
Pique dhe Clara Chia dhurojnë puthjen e parë në publik!
Gjatë muajve të fundit kryefjalë e mediave botërore ka qenë padyshim ndarja mes Gerard Pique dhe Shakirës dhe lidhja e re që ish-futbollisti i Barcelonës ka nisur me Clara Chia. Pas rrugës së re që mori Pique erdhi kënga e Shakirës me Bizarrap, në të cilën kolumbiania thumbonte ish-in e saj dhe madje edhe partneren e tij të re. Por duket se Pique nuk është ndikuar aspak nga ish-partnerja e tij, teksa tregon dashurinë me Clara Chia kudo që shkon. Këtë herë ata janë parë sërish bashkë në publik në një ndeshje të FC Andorrës. Si të ishin vetëm dy tifozë të tjerë, ata ndoqën me detaje se çfarë po ndodhte gjatë ndeshjes. E teksa po bisedonin dhe shikonin ndeshjen e Andorrës ndaj Badalonës, në të cilën skuadra e ish-lojtarit të Barcelonës fitoi me rezultatin 1-0, ata nuk kanë ngurruar të puthen në më shumë se një rast dhe të tregojnë se sa mirë po ecin marrëdhënia e tyre.
Java u mbyll me një lajm të trishtë; 2 javë nën rrënojat e tërmetit u gjet i pajetë futbollisti ganez!
Trupi i ish-futbollistit të Newcastle United, Christian Atsu është gjetur nën rrënojat e ndërtesës ku ai jetonte në Turqi, ka thënë agjenti i tij. Atsu, i cili kishte luajtur për skuadrën e Superligës turke Hatayspor, ishte zhdukur që kur tërmetet goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt.
31-vjeçari ishte identifikuar gabim dhe ishte raportuar gabimisht si i shtruar në spital javën e kaluar. Një deklaratë nga përfaqësuesja e Atsu, Nana Sechere, tha: “Me zemër të thyer më duhet t’u njoftoj të gjithë dashamirësve se fatkeqësisht trupi i Christian Atsu u gjet këtë mëngjes”.
Trupi i lojtarit të Hataysporit u gjet nga nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në Antakya. Trupi i tij do të dërgohet në vendlindjen e tij në Ganë ku edhe do t’i bëhen nderimet e fundit nga familjarë dhe të afërm. Atsu u zhduk pasi tërmeti me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, duke vrarë të paktën 45,513 njerëz, me të paktën 39,672 të vdekur në Turqi, sipas numrit të fundit të dhënë nga Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu./bordo.al

Horoskopi ditor, e diel 19 shkurt 2023







Bora, plane për fëmijë me Donaldin?









Horoskopi ditor, e premte 17 shkurt 2023


