KreuStil Jetese

Nuk ka qenë vetëm 77 vjecari, Diola: “Kur kisha operacionin e vajzës, u dashurova me…” 

Bëri bujë të madhe një pohim i Diolës gjatë kohës kur ishte ende brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ku rrëfeu se ka qenë e dashuruar me një 77-vjeçar. Nutricionistja ka kërkuar të sqarojë situatën pas daljes nga shtëpia, duke thënë se pohimet e saj janë keqkuptuar.

Diola u shpreh se është një person që dashurohet me mendjet e njerëzve dhe jo me pamjen fizike. Ajo shpjegoi se personin në fjalë nuk e kishte takuar kurrë perspnalisht, por thjesht kishte ndjekur seminaret e kishte lexuar librat e tij.

“Si fillim unë nuk nisem nga pamja fizike, por nga mendja e njeriut. Unë aty kam thënë 77, por është shumë më i madh në moshë. Ka ndodhur kur kisha operacionin e vajzës. Ishte mentori im dhe nuk e kam takuar kurë. Emrin e tij e lexova tek libri Sekreti. Unë kam folur me të online, ashtu si njerëz të tjerë nga e gjithë bota, nga seminare online. Por nuk ka qenë i vetmi që kam thënë, kam thanë dhe për autorin David Simpler, i cili ka shkruar libra në lidhje me efektin e agjerimit në trupin tonë, ndryshimet e ADN-së etj.

Unë jam një person që dashurohem me trurin e njerëzve. Ky 77-vjeçar nga i cili kam mësuar shumë. Ai ka qenë një person që e njeh dhe që e do gjithë bota.”- tha Diola.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF