
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati mund të prekë sërish këtë vit skenën e Eurovisionit, pasi përfaqësoi vitin e kaluar Shqipërinë. Ronela po konkurron në festivalin “Una Voce per San Marino”, ku do të përzgjidhet dhe kënga përfaqësuese e San Marinos për në Eurovision 2023.Artistja do të ngjitet në skenën e Festivalit me këngën e saj më 23 shkurt.
Në listën e publikuar shihet se Ronela është konkurrentja e vetme nga Shqipëria pasi shumica prej tyre janë nga Italia. Ky synim i këngëtares vjen pasi përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision vitin që kaloi me këngën e saj “Sekret”. Dhe pse dhuroi një performancë të fuqishme, artistja nuk arriti të kalonte në finale por fitoi zemrat e publikut anë e mbanë.




Stil Jetese
Horoskopi ditor, e martë 21 shkurt 2023













Stil Jetese
Horoskopi ditor, e diel 19 shkurt 2023


