KreuStil Jetese

Sondazh BORDO/ Kush del sot Luizi, Kiara apo Bledi? 67% e ndjekësve votojnë këtë banor!

Sondazh BORDO/ Kush del sot Luizi, Kiara apo Bledi? 67% e ndjekësve

Në spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP” në nominim janë tre banorë të fortë, Luizi, Kiara dhe Bledi, dhe kërshëria se cili prej tyre do të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri është padyshim e madhe. Ata dolën në nominim pasi ishin ‘zgjedhja’ e Oltës, pasi aktorës iu dha e drejta të dërgonte 3 banorë në nominim duke qenë se grupi i saj fitoi kundrejt grupit të Luizit.


Kjo zgjedhje nuk u prit mirë as nga banorët të cilët ishin në nomimim, por as nga fansat e shumtë të Luizit, kjo për fatin se e dashuria e tij Kiara është e rrezikuar. Olta u shpreh se kjo ishte një zgjedhje e vështirë për të pasi nuk dëshironte të ndante çifte, por duke qenë se në lojë Luizi ia kishte hequr të gjithë aleatët dhe ajo do të bënte të njëjtën gjë.

Por kush do të dalë sot nga shtëpia e “Big Brother VIP”? Duket një ‘betejë’ e fortë mes Kiarës dhe Bledit, i cili ka vetëm dy javë në shtëpi por ka arritur që të dominojë duke u parë me frikë nga banorët të cilët tashmë cilësohen lidër në shtëpi.



Revisa “Bordo” zgjodhi që të bëjë një sonadazh në rrjetin e saj social Instagram, për të mësuar se kush prej 3 banorëve eliminohet sot. Nga përgjigjet e dhënë shihet se 67% e ndjekësve dëshirojnë që shtëpinë e BBV ta lërë Bledi, 31% dëshirojnë që të dalë Kiara dhe vetëm 1% duan të dalë Luizi.



Mbetet për t’u parë se si do të shkojë ky nominim gjatë spektaklit mbrëmjen e sotme, por ajo që është pritshme është se sido që të shkojë loja do të bëhet akoma më e fortë pasi ndikimi i zgjedhjes së Oltës s’ka për të kaluar lehtë../bordo.al

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF