KreuStil Jetese

Pronari, fans i Shakirës: Dëbon nga restoranti Pique-n dhe Clara-n!  

Pronari, fans i Shakirës: Dëbon nga restoranti Pique-n dhe Clara-n!

Këto muajt e fundit, lidhja e Gerard Piques me Clara Chian ka rrëmbyer vëmendjen, ashtu si edhe reagimet e ish-it të tij, Shakirës. Cifti fillimisht kanë zbuluar se si dhe kur janë njohur, ndërsa dashurinë e tyre pak nga pak e kanë shfaqur publikisht. Por më pas erdhi kënga e Shakirss me Bizarrap, e cila i ktheu të dy në qendër të vëmendjes sërish. 

Dhe pikërisht kur u duk se ujërat ishin qetësuar, Pique dhe Clara Chia janë kthyer sërish në lajm dite, cka tregon sesa të komplikuar e kanë ta vazhdojnë natyrshëm lidhjen e tyre. Pamje të publikuara në TikTok tregojnë momentin kur ish-lojtari dhe e dashura e tij thuhet të jenë janë dëbuar nga një restorant japonez në Barcelonë.

Arsyeja është se pronari, duket ishte fans I Shakirës, dhe që në momentin kur çifti hyri në restorant, kamerieri nuk pranoi t’i shërbente. 

Clara Chia raportohet të jetë mërzitur shumë kur doli nga restoranti. Të dy janë pasur duke u future në makinë kokulur. 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF