KreuStil Jetese

Valbona Mema largohet përfundimisht nga “Big Brother”, shkak gjendja shëndetësore e një familjari!

Valbona Mema largohet përfundimisht nga “Big Brother”, shkak

Mësohet se këngëtarja Valbona Mema është larguar nga “Big Brother VIP” pasi një lajm i papritur ka ardhur për të brenda shtëpisë. Mësohet se këngëtarja ka motrën në gjendje të rëndë shëndetësore, ndaj është marrë vendimi që ajo të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ky komunikim iu erdhi banorëve me anë të zarfit të bardhë. Ajo nuk ka dashur t’i takojë banorët pasi do të prekej, ndaj ka zgjedhur të takojë vetëm Luizin dhe Oltën. Valbona është një nga banoret e cila hyri në “Big Brother VIP” disa javë më pas, dhe përshtatja e saj me shtëpinë nuk ka qenë fort e lehtë.

Vazhdimisht këngëtarja ka patur momente emocionale gjatë qëndrimit në ‘reality show’ ku ka shpërthyer në lot për shkak të debateve që ka patur. Ndërkohë të shumta janë edhe momentet e bukura që ka përjetuar në shtëpinë më të famshme, ku do të veçonim kur ajo u surprizua nga vajza e saj dhe qeni i saj, (të cilin ia kishin sjellë brenda BBV).

Mendohet që për shkak të largimit të saj pezullohet votimi për ditën e shtunë, dhe 5 banorët që ishin në nominim, Dea, Kristi, Maestro, Tani dhe Olta.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF