KreuStil Jetese

Monica Bellucci, në lidhje me regjisorin e njohur: “Jam i çmendur pas saj”!

Monica Bellucci, në lidhje me regjisorin e njohur: “Jam i

Janë të lidhur prej katër muajsh, por vetëm tani u mësua romanca e tyre: E para që nxorri lajmin ishte “Paris Match”, dhe paskësaj, ai “mori dhenë”: “Monica Bellucci dhe Tim Burton janë çift”!

Revista e njohur e ka nxjerrë ciftin në kopertinën e saj ndërsa poshtë fotos shkruan: “Një dashuri fantastike me shikim të pare, e lindur në konfidencialitetin më të madh”, zbulon shkrimi.

Në fakt, me shikim të parë mund të ishte për regjisorin e famshëm, sepse të dy ata ishin takuar në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2006, por asgjë nuk ndodhi. Sytë e saj atëherë ishin vetëm për tashmë ish të shoqin, Vincent Cassel.

Por Bellucci dhe Burton u ritakuan në tetor 2022 në Festivalin e Filmit Lumière në Lyon, dhe dashuria duket se ka lindur atje. “Jam i çmendur pas Monica Bellucci. Ëndërroj të ngelem në ashensor me të. Ajo është shumë e bukur…”, pati thënë ai  për të përjavshmen franceze “Gala” dhjetë vjet më parë.

Pas përfundimit të marrëdhënies me Cassel, me të cilin ka dy vajza, së fundmi Monika ka pasur një lidhje me artistin Nicolas Lefebvre. Nga ana tjetër Tim është ndarë që nga viti 2014 nga partnerja e tij, aktorja angleze Helena Bonham Carter.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF