
Arbana Osmani komunikoi gjatë “Prime-t” të mbrëmjes së djeshme se Big Brother Vip Albania ka marrë vendimin të ndalojë komentet në faqen zyrtare të spektaklit. Shkak i këtij vendimi, nga sa shpjegoi moderatorja, janë bërë komentet me gjuhë urrejtje ndaj banorëve, por edhe familjarëve të tyre.
Këtu në mënyrë të vecantë u përmend bashkëshortja e Maestros, e cila është shtatzënë.
Derisa këto komente të ndalojnë, Big Brother do t’u ndalojë ndjekësve të drejtën e komentimit.
“Më vjen shumë keq që nuk do të mund të shprehni mendimin tuaj për banorët. Top Channel do t’jua mundësojë këtë gjë kur të ndalojnë fyerjet, kërcënimet edhe për gra shtatzëna. Fansa të çmendur fyejnë, shajnë, kërcënojnë, bullizojnë. Le të shpresojmë që kjo gjë të qetësojë sadopak situatën për ata që përdorin gjuhë urrejtje”, tha Arbana.
E shoqja e Armaldos reagoi me heret në rrjete sociale duke shprehur shqetësim për bullizimin që po i bëhet Maestros. Ajo tregoi se ka marrë shumë mesazhe nga fansat e Luizit, të cilat thotë se nuk i toleron sidomos tani që është në pritje të ëmbël.









Horoskopi ditor, e mërkurë 22 shkurt 2023









Horoskopi ditor, e martë 21 shkurt 2023

