
Pasi tha se do të mundohet të rregullojë reputacionin si burri që kërkon të dalë vetëm me vajza shumë të reja në moshë, duket se Leonardo DiCaprio nuk e ka mbajtur fjalën. Aktori 49 vjeçar është parë të festojë deri në orët e para të mëngjesit në një lokal të njohur në Londër me modelen 21 vjeçare Josie Redmond. Ylli i “Titanic” u kap nga paparacët duke dalë nga bari në orën 4 të mëngjesit të së mërkurës, nën shoqërinë e bukuroshes 28 vite më të re se ai.
Edhe pse DiCaprio ishte munduar të maskohej duke mbuluar pothuajse gjithë fytyrën me maskë dhe me kapele, duket se fokusit të paparacëve nuk ka mundur t’i shpëtojë. Josie kishte zgjedhur një ‘outfit’ totalisht të zi, me pantallona dhe çizme lëkure, dhe pallto leshi mbi një bluzë të tejdukshme. Biografia e modelimit të Josie e përshkruan atë si një vajzë ‘me sharm jugor’ për shkak të rrënjëve të saj nga Tenesi. Bukuroshja bionde jeton në Los Angeles dhe ka punuar me marka si 7 For All Mankind dhe Paige Denim.
Nuk dihet nëse modelja do të jetë së shpejti në rolin e partneres romantike të donzhuanit të Hollywood duke qenë se së fundmi Leonardo DiCaprio nuk ka qenë fort i kënaqur me batutat dhe spekulimet e vazhdueshme për jetën e tij të dashurisë. Sipas një burimi pranë tij, fituesi i Oskar ka shumë dëshirë të heqë imazhin e krijuar se ai lidhet vetëm me gra nën moshën 25 vjeç.



Horoskopi ditor, enjte 23 shkurt 2023











Horoskopi ditor, e mërkurë 22 shkurt 2023





