KreuStil Jetese

VIDEO/ Mesazhi i Timo Fllokos për përdoruesit e Instagramit s’duhet humbur!

VIDEO/ Mesazhi i Timo Fllokos për përdoruesit e Instagramit

Një nga gjërat më të bukura që regjisorja Vera Grabocka ka nisur të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram janë videot e Timo Fllokos teksa reciton vargje me mesazhe kuptimplotë. Timo Flloko është një nga yjet e kinematografisë shqiptare, i cili gëzon dashurinë e mbarë opininit publik shqiptar, ndaj kërshëria për këto interpretime, sado të vogla qofshin, është shumë e madhe.

Së fundmi me anë të vargjeve aktori shpreh shqetësimin e tij se si bota virtuale ka pushtuar në çdo kuptim të gjithë pordoruesit duke lënë pas dore në një farë mënyre njerëzit e zemrës. Çdo dalje ka për qëllim realizimin e fotografive dhe postimin e tyre në Instagram duke u kthyer pa e kuptuar në një obsesion.

 “Uaau… Ke ndonjë gjë kundër Instagramit, Timo?

Timo: “Joooo… Instagrami është një mrekulli… fenomen i natyrshëm i kohës… Por, krahas kësaj, prirja e tepruar për të dominuar në Instagram pareshtur me pamjen e çdo forme, i bie, si padashur, t’u bëjë sfidë emocioneve të gjalla, shpirtërore të dashurisë, e cila është njerëzore, jo virtuale, në çdo kuptim”, ka shkruar regjisorja përkrah postimit të saj.

A post shared by Vera Grabocka (@veragrabocka)

Kujtojmë që aktori Timo Flloko dhe regjisorja Vera Grabocka gjithmonë japin mesazhe të bukura dhe tejet të vlefshme për publikun.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF