KreuStil Jetese

A është Clara Chia një fanse e Shakirës? Dikur ka kërkuar foto me të!

A është Clara Chia një fanse e Shakirës? Dikur ka

Shakira, Gerard Pique dhe Clara Chia vazhdojnë të jenë kryefjala e mediave botërore. Ndërkohë që marrëdhënia mes ish-futbollistit të Barcelonës dhe të partneres së tij të re duket se po konsolidohet hap pas hapi, kolumbiania vazhdon të ‘faturojë’ falë këngëve dhe këngëve me tekste ‘kushtuar’ ish-it.

Bashkëpunimi i ri i Shakirës me Karol G, i cili do të publikohet këtë të premte, më 24 shkurt, duket se do të ketë sërish mesazhe direkte dhe indirekte për Pique. Nën titullin ‘TQG’ (Te Quede Grande [Isha shumë për ty]), duket se kënga do t’i kushtohet ish-partnereve të të dy këngëtarëve (Gerard dhe Anuel AA).

Ajo që nuk pushon së habituri është informacioni që del vazhdimisht se si u krijua marrëdhënia mes Clara Chia dhe Gerard Pique. Dihet tashmë se Shakira dhe Clara Chia njiheshin më parë, kur kolumbiania ishte ende bashkë me Pique.

Sipas revistës spanjolle SEMANA, takimi i parë mes dy femrave ka ndodhur në Kosmos. Shakira, e cila herë pas here qëndronte pranë shoqërisë së Pique, takoi Clara Chia-n gjatë një prej atyre vizitave dhe pikërisht atëherë e reja nga Barcelona i kërkoi këngëtares të bënin një foto së bashku si kujtim, pasi ajo ishte një fanse e punën e saj muzikore dhe ndjeu një admirim të thellë për të.

Mësohet se Clara Chia i është afruar në këtë mënyrë Shakirës për t’i kërkuar një foto, një gjest normal mes fansave të artistes në mbarë botën.

Pyetja që lind tani është nëse e reja ka kërkuar të bëjë një foto me Shakirën si një fanse e vërtetë e këngëtares apo me shaka, pasi duket se deri atëherë ‘shkëndija’ mes saj dhe Pique mund të ishte ndezu, megjithëse katalanasi ishte ende i martuar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF