KreuStil Jetese

Kokë e këmbë me të zeza, Kanye West dhe bashkëshortja e tij fotografohen në Los Angelos!

Kokë e këmbë me të zeza, Kanye West dhe bashkëshortja e

Reperi Kanye West dhe “gruaja” e tij Bianca Censori u panë në Los Angelos dhe ajo që tërhoqi më së shumti vëmendje ishte fakti që kishin zgjedhur veshje me ngjyrë të zezë. Ata ndaluan në një pikë karburanti, dhe të dy hynë brenda për të blerë një pije. Më pas ata u kthyen në Mercedes Benz-in e Ye dhe Bianca mbushi rezervuarin e benzinës ndërsa fliste me të.

Ajo kishte veshur një këmishë të zezë me kopsa, gjysmë transparente dhe çizme lëkure deri tek gjunjët me taka, ndërsa Ye kishte veshur pantallona të zeza dhe një këmishë të të njëjtën ngjyrë me një xhaketë bomber lëkure.

Javën e kaluar, çifti u pa duke kaluar ditën e Shën Valentinit me Russell Simmons dhe producentin 88-Keys.  Duket se West nuk i intereson më nëse shihet me gruan e tij të re, pasi ata u panë duke bërë blerje në Balenciaga në Beverly Hills në janar, disa muaj pasi shtëpia e modës ndërpreu lidhjet me West pas deklaratave të tij antisemite në mediat sociale.

Censori dhe West u martuan në një ceremoni intime në Beverly Hills muajin e kaluar, por çifti nuk ka marrë një certifikatë martese për të legalizuar bashkimin e tyre. Ende është e paqartë se kur çifti filloi lidhjen, por Censori ka punuar si projektuese arkitektonik për markën Ye’s Yeezy që nga nëntori 2020.

Edhe pse ceremonia ishte një surprizë për shumë njerëz, e afërmja e nuses, Alyssia Censori, tha për gazetën Herald Sun se ishte “super e lumtur për të dy”. Ëest u martua me Censori pothuajse dy muaj pasi ai dhe ish-bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, finalizuan divorcin e tyre pas shtatë vitesh martesë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF