
Kristi Aliaj prej ditësh po krijon një romancë me Keisin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, edhe pse në ditët e para të qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ai u shpreh se jashtë ka lënë një lidhje 6-mujore, por duke mos zbuluar më shumë detaje.
Kanë qenë mediat që më vonë zbuluan se partnerja e Kristit quhej Zaza, një brune mjaft simpatike. Dhe së fundmi Zaza ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se është shumë e prekur me situatën, teksa falënderon të gjithë ata që janë shqetësuar për të. “Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë.
Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin!
Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira. Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!”, shkruan Zaza.






Horoskopi ditor, enjte 23 shkurt 2023











Horoskopi ditor, e mërkurë 22 shkurt 2023


