
Kylie Jenner ka reaguar pas spekulimeve se ajo dhe Hailey Bieber u tallën me paraqitjen e Selena Gomez. Jenner i quajti thashethemet “idiotllik” me anë të një komenti në TikTok të mërkurën. “Ku ka arritur”, shkroi ajo, teksa më tej vijoi, “Asnjë ofendim ndaj Selenës. Ju po krijoni diçka nga asgjëja”.
Bieber, nga ana e saj, nuk e ka trajtuar skandalin e rrjeteve sociale. Modelja dhe Jenner u kritikuan pasi postuan një pamje nga FaceTime të tyre duke zmadhuar vetullat. Postimi i tyre erdhi disa orë pasi Gomez u tha ndjekësve të saj në TikTok se ajo “i laminoi shumë vetullat”, “Do të doja të isha po aq e bukur sa Bella Hadid”.
Përdoruesit e TikTok akuzuan Bieber dhe Jenner se po talleshin me rrëfimin e Gomez me postimin e tyre . “Kylie dhe Hailey sillen sikur janë në shkollë të mesme”, shkroi një fans, ndërsa një tjetër i quajti “vajza të liga”. Një përdorues i tretë, megjithatë, vuri në dukje se ato nuk kanë “kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë”.
Hailey, e cila është e martuar me ish-in e Gomez, Justin Bieber, hodhi poshtë thashethemet për grindje në shtator 2022, duke u thënë dëgjuesve të “Call Her Daddy” se dyshja kanë vetëm “respekt” dhe “dashuri” për njëra-tjetrën. Teksa më pas erdhën fotot e tyre duke pozuar së bashku në galën e Muzeut të Filmit në Akademinë u bënë virale.





Horoskopi ditor, enjte 23 shkurt 2023











Horoskopi ditor, e mërkurë 22 shkurt 2023



