KreuStil Jetese

Ekspertët tregojnë qëndrimin që shkakton shumë shpejt shfaqjen e celulilit!  

Ekspertët tregojnë qëndrimin që shkakton shumë shpejt

Edhe pse e kemi më të lehtë të mendojmë se femrat përballen të gjitha në një moment me probleme të njëjta sic është celuliti, disa prej tyre nuk vuajnë shumë prej tij, ose nuk përballen aspak me këtë problem. Në një pjesë të rasteve, sipas eksperteve, kjo ndodh sepse dinë si ta shmangin atë.  

Celuliti prek 90 për qind të popullatës femërore, ndërsa efekti i lëkurës së portokallit duket se edhe mund të evitohet. Celia Monto tregon se cilat zakone e përkeqësojnë këtë problem. Kryesori duket është kryqëzimi i këmbëve, që thuhet se çon në shfaqjen e celulitit. 

 Celuliti më i madh shfaqet për shkak të mbajtjes së ujit në trup. Ulja me këmbë të kryqëzuara është gabim, sepse zvogëlon qarkullimin e gjakut dhe të lëngjeve limfatike në këmbët tona. Problemi edhe më i madh është nëse jeni adhuruese e pantallonave dhe fundeve të ngushta. Rroba të tilla zvogëlojnë qarkullimin e gjakut në këmbë, prandaj edhe rreziku nga celuliti shtohet. 

 Kur i kryqëzoni këmbët, ju shtoni presionin në ligamentet tuaja dhe në enët e gjakut, pra pasojë është qarkullimi i dobët i gjakut, thotë Celia. Zgjidhja natyrale është shmangia e rrobave të ngushta dhe hidratimi i mirë. Selia rekomandon ecjen në bar 30 minuta në ditë dhe shmangien e ushqimeve me shumë kripë.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF