
Gisele Bundchen pozoi së fundi për kopertinën e saj të parë të revistës Vogue që nga divorci me Tom Bradyn. Modelja u shfaq aty me një pamje krejtësisht të tjetërsuar, sic nuk e kishim parë asnjëherë më parë: Me flokë të kuqe, vetulla tejet të holla, një fustan të tejdukshem të së njëjtës ngjyrë me flokët nga Valentino: modelja e famshme braziliane gati nuk njihej në transformimin e saj.
Gisele mbante në fakt një paruke, pasi duket nuk është aspak e gatshme të heqë dorë nga flokët e saj të verdhë.
Sipas Vogue Italia, superylli i famshëm u fotografua nga Mert Alas dhe Marcus Piggott. Pavarësisht ndarjes, është e qartë se bukuroshja është e vendosur të vazhdojë karrierën dhe të ruajë statusin e saj si një nga ikonat më të famshme të modës në botë.
Reagimi ndaj kopertinës së Vogue të Bundchen në mediat sociale ka qenë jashtëzakonisht pozitiv, me shumë njerëz që vlerësuan transformimin e saj mahnitës. Bundchen bëri bujë së fundmi për pjesëmarrjen e saj në karnavalin e Rio de Zhaneiros.







Horoskopi ditor, enjte 23 shkurt 2023











Horoskopi ditor, e mërkurë 22 shkurt 2023

