KreuStil Jetese

Miku nxjerr sekretin: Kur vjen nëna e sëmurë e Luizit në spektakël!

Miku nxjerr sekretin: Kur vjen nëna e sëmurë e Luizit në

Ish-konkurrenti i Big Brother, Meridian Ramcaj, është një nga miqtë më të afërt të Luizit, e ai është ftuar shpeshherë në studio për të zbuluar detaje nga jeta e këngëtarit jashtë shtëpisë së famshme. Meridiani foli së fundi për letrën që e ëma i dërgoi artisti.

Ai pohoi po kështu se pritet që nëna e Luizit të marrë pjesë në program.  Lidhur me këtë, rrëfeu se nuk e di se si e ka bindur Arbana Osmani nënë e këngëtarit që të shkruante atë letër. “Unë e di se sa ka luftuar Arbana me të. Ka folur personalisht, nuk e di se si e ka bindur që të shkruante atë letër. Besoj kur te jetë momenti i duhur, shumë shpejt mund të jetë në shtëpinë e “Big Brother”-it”, tha Ramcaj.

Më herët, mikesha e Luizit, Graciela Kiri. tha se është emocionuar nga letra e nënës së këngëtarit. Ajo u shpreh se kjo letër i ka dhënë forcë atij si dhe ka marrë mesazh se nëna e tij është mirë, pavarësisht se ajo nuk është shumë mirë me shëndet.

“U emocionova. Letra ishte letër nëne. Emocion pafund. Luizi dridhej me atë letër, sytë e skuqur. E ka karikuar, i ka dhënë forcë. I ka dhënë mesazh se nëna është mirë, pavarësisht se ajo  nuk është shumë mirë me shëndet kohët e fundit. Do ndikojë fuqishëm”, tha mikesha e Luizit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF