
Mbrëmjen e kësaj të premte startoi “Në kurthin e Piter Pan”, dhe e ftuara e para që u vu përballë pyetjeve të gazetarëve të vegjël ishte këngëtarja Tuna Sejdiu, e cila prej kohësh nuk ka qenë pjesë e intervistave televizive. E pyetur nga fëmijët e kastit, nëse do të dëshironte që pas dy djemve, të kishte dhe një vajzë, Tuna tha, “Do ta mbyll me kaq. Jam shumë e lumtur me çunat e mi. Ndoshta s’është ide e keqe të ndërroj farën. Do të doja shumë të kisha një gocë. Gjithmonë e kam parë veten si mama çunash por do të doja shumë të kisha dhe një vajzë”.
Një pyetje tjetër për këngëtaren ishte nëse fëmijët i ngjajnë më shumë asaj apo babait të tyre Patris, “Diani dhe Zeni janë në fakt një miks i imi edhe i Patrisit, do të thoja që ndoshta Diani i ngjan më shumë babit të tij nga ana e shumë tipareve, edhe ndoshta fizikisht, nga shija, preferencat e tij edhe gjithçka dhe Zeni ndoshta është pak më rebel, më çapkën, më këmbëngulës si unë. Po fëmijët janë gjithmonë një miks i vërtetë”.
Gjithashtu Tuna gjatë bisedës ka ndarë edhe detaje nga lindjet e saj duke u shprehur se ka patur eksperienca të mira. “Eksperienca e parë me Tianin, besoj që jo vetëm në rastin tim, por të shumë mamave që bëhen nëna për herë të parë kanë qenë stresuese.
Unë kam tentuar që ta bëj natyrale dhe ta përjetoj si eksperiencë, megjithatë të dy djemtë i kam lindur me prerje cezariane dhe i kam eksperiencat më të mira. Kisha dhimbje barku, por kjo është një dhimbje që harrohet shumë shpejt sepse vjen në jetë një gjë e bukur, e cila të bën që t’i harrosh që të gjitha”.


Horoskopi ditor, e shtunë 25 shkurt 2023











Horoskopi ditor, e premte 24 shkurt 2023






