KreuStil Jetese

“Nuk dua zorraxhinj…”, Sabiani flet për lidhjen e Kejsit me Kristit!

“Nuk dua zorraxhinj…”, Sabiani flet për lidhjen e Kejsit

Keisi dhe Kristi po shfaqen gjithmonë e me të afërt gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother Vip”,  e madje po përfliten se mund të dalin cift nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Shenjat e një romance janë gjithmonë e më të dukshme mes tyre, por nga familjarët nuk ka pasur deri reagim për këtë gjë. I pari që e theu cështjen u bë babai i modeles, këngëtari i njohur, Sabian Medini, i cili përmes një videoje në llogarinë e tij në “Tik-Tok” duket se ka dhënë një përgjigje për situatën.

Duke sinkronizuar fjalët e tij, të thëna më parë në një emision të Ermal Mamaqit ai është shprehur duke theksuar: “Jo e ka vetë në dorë , babi s’e kushtëzon për asgjë por vetëm zorraxhinj nuk dua në shtëpi”, dhe të gjithë po mendojnë tani nëse kjo ishte një kunjë për Kristin!!!

Edhe pse Kejsi nuk ka shumë kohë që është bërë pjesë e BBV, që prej hyrjes së saj, banorët nisën ngacmimet për të dhe Kristin, pasi duket duan t’i shohin si çift.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF